Dhoma e Tregtisë Kanadeze-Shqiptare
Është një organizatë biznesi e pavarur dhe jofitimprurëse, që ka për qëllim të nxisë dhe promovojë investimet, tregtinë dhe aleancat kulturore midis vizionarëve, sipërmarrësve dhe organizatave globale në Kanada dhe në Shqipëri.
MISIONI YNË
Të ndërtojmë ura bashkëpunimi,
Të fuqizojmë tregtinë, dhe të nxisim shkëmbimet kulturore
Eventet
Mbrëmja Inauguruese Gala e CACC – Eventi i Lansimit Zyrtar
Një mbrëmje ekskluzive për të shënuar lansimin e Dhomës Kanadeze-Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë. Kjo gala private do të mbledhë liderë të përzgjedhur, partnerë strategjikë dhe figura të komunitetit nga Kanadaja dhe Shqipëria, për të festuar një moment të ri bashkëpunimi dhe mundësish ndërkufitare.
Qëndroni të informuar
mbi eventet dhe aktivitetet tona më të fundit.
Anëtarët tanë
Jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me biznese dhe organizata që ndajnë misionin tonë për të mbështetur dhe zhvilluar komunitetin lokal të biznesit.
Si anëtar, biznesi juaj jo vetëm që përfiton mundësi promovimi dhe rritje të profilit, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e iniciativave të reja dhe forcimin e ekosistemit lokal të biznesit. Duke pozicionuar markën tuaj pranë Dhomës së Tregtisë, ju dëshmoni angazhimin tuaj për rritjen dhe suksesin e komunitetit tonë, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të favorshëm për biznese të të gjitha përmasave.
Na kontaktoni
Do të na pëlqente të dëgjonim nga ju
Na vizitoni
Vizitoni zyrën tonë
4789 Yonge Street, Suite 402
Toronto ON, M2N 0G3
Na dërgoni një email
Këtu mund të
mësoni më shumë rreth CACC.
Cfarë është Dhoma e Tregtisë, dhe si mund të bashkëpunojë me biznesin tim?
Dhoma Shqiptare-Kanadeze e Tregtisë është një organizatë jofitimprurëse që synon të lidhë individët dhe bizneset e tyre për të thyer barrierat, për të fuqizuar tregtinë dhe për të lidhur kulturat. Si anëtar, do të fitoni akses në një mori burimesh të krijuara për të ofruar informacion të vlefshëm, nga njohuritë e tregut dhe tendencat e biznesit deri tek aspekti edukativ. Dhoma e Tregtise ka prioritet te jete burim informacioni dhe për të ndihmuar biznesin tuaj të rritet dhe të lulëzojë në komunitet.
Pyetje të shpeshta rreth anëtarësimit
Ju mund të regjistroheni përmes faqes sonë të internetit, në seksionin: “Na kontaktoni”.
Jemi gjithashtu në dispozicion për komunikim nga e hëna në të premte nga ora 08:00 deri në 17:00, dhe me email në office@canalchamber.com. Mos hezitoni të kontaktoni!
Kur është eventi i ardhshëm?
Të gjitha eventet e ardhshme janë postuar në faqen tonë “Eventet”, së bashku me aktivitetet e kaluara dhe ato të ardhshme. Për eventet që ngjallin interesin tuaj, mos hezitoni të kontaktoni në info@canalchamber.com ose ndonjë nga mediat tona sociale.
Si mund të përditësohem për aktivitetet?
Dhoma e Tregtisë ofron informacione rregullisht rreth aktiviteteve të ardhshme, workshopeve, ngjarjeve të rrjetit, sesioneve të informacionit dhe evente të tjera që do të përmirësojnë lidhjet midis komuniteteve tona, do të fuqizojnë tregtinë dhe do të japin njohuri për tregun.
Si mund të ndërlidhet dhe biznesi im në Dhomën e Tregtisë?
Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar! Thjesht na kontaktoni në info@canalchamber.com përmes ekipit tonë të shitjeve ose përmes faqes sonë të internetit nën “Bashkohu me ne”.
Sapo të dëgjojmë nga ju, ne do t’ju udhëzojmë drejt hapave të ardhshëm dhe do të diskutojmë mënyrën më të mirë për të ecur përpara.